
Katie Holmes arriti të tërheqë të gjithë sytë drejt saj mbrëmjen e së mërkurës kur mbërriti në sfilatën e modës së Tom Ford për Javën e Modës në New York.
Aktorja 43-vjeçare dukej e mrekullueshme me një fustan të zi elegant me kapuç, i cili theksoi linjat e saj perfekte ndërsa mbërriti për shfaqjen në Skylight në Vesey. Ylli i “Dawson’s Creek” iu bashkua në ngjarjen e profilit të lartë emrave të njohur si Chris Rock, Brooklyn Beckham, Nicola Peltz, Karlie Kloss dhe Dixie D’Amelio.
Katie ishte e veshur tërësisht me të zeza, përveç takave të saj prej ari dhe gishtërinjve të saj të lyer me ngjyrë të kuqe. Fustani i saj ishte i ngushtë dhe i gjatë deri në tokë. Veshja me mëngë të gjata kishte një kapuç të zi të integruar, të cilin Katie e mbante të tërhequr mbrapa aq sa të zbulonte flokët e saj.
Ajo i kishte stiluar flokët në mënyrë të tillë që mbante balluke të shkurtra sipër ballit të saj dhe kishte vendosur një prising hunde. Aktorja e ‘Batman Begins’ e ka shoqëruar look-un me një çantë të zezë dhe kishte bërë grim minimalist për të mos shkëputur vëmendjen nga veshja e saj.
LEXO EDHE: Java e Modës në New York: Momentet kryesore nga shfaqjet ‘Pranverë-Verë 2023’