Klubi u tregon derën, ja cili mes Korreas, Xhekos e Sançezit do të qëndrojë te Interi

Reparti ofensiv është në qendër të lëvizjeve të Interit në merkaton hyrëse, aq sa pritet të jetë edhe në atë dalëse. Me Lukakun e Dibalën trafiku në sulm do të ishte i pashmangshëm, ashtu si edhe rëndesa në arka ndaj drejtuesit zikaltër po mendojnë zgjidhjet e mundshme.

INTER

Me Lautaron e padiskutueshëm, Xheko, Korrea e Sançez janë ata në dyshim për të ardhmen. Ky i fundit është me valixhe në duar, por fakti që nuk e ka zgjedhur akoma klubin ku do të vazhdojë karrierën është kthyer në pengesë për klubin që mund të detyrohet t’i paguajë 4 milionë euro për të zgjidhur kontratën 1 vit para përfundimit.

Bashkë me kilianin, zikaltrit e dinë se duhet të largojnë edhe një tjetër sulmues dhe tani dyshimi ngelet mes argjentinasit dhe boshnjakut, me Xhekon që mund të jetë i sakrifikuari.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook