Rikthimi i Lukakut kalon nga shitja e Dumfris, Interi piketon mbrojtësin e Realit si zëvendësuesin e holandezit

Denzel Dumfris e ka rritur ndjeshëm vlerën e kartonit të tij pasi 15 milionë eurot në total që Interi pagoi verën e shkuar për t’ia rrëmbyer PSV Eindhovenit, sot kanë shkuar në 40 milionë. Çelsi është klubi më i interesuar për të, me londinezët që duan ta përfshijnë atë në tratativat për Lukakun, por përgjigjja e Bepe Marotës ka qenë negative.

ODRIOZOLA

Drejtuesi zikaltër kërkon ta shesë holandezin duke përfituar para nga shitja e tij dhe jo më kot ka nisur kërkimet për zëvendësuesin e mundshëm. Alvaro Odriozola, 26-vjeçari i Realit të Madridit është një ndër emrat e përzgjedhur dhe madrilenët e vlerësojnë me 20 milionë euro, ndërkohë që një tjetër emër në krahun e djathtë është edhe Raul Belanova.

bellanova

Italiani i Kaljarit është prej kohësh një objektiv i zikaltërve, të cilët kanë planifikuar një takim brenda 3 ditësh me klubin sard për t’u paraqitur ofertën prej 8 milionë eurosh, një ofertë që pritet t’i hapë rrugë transferimit të Belanovës në Milano, pa përjashtuar faktin që shitja e Dumfrisit mund të sjellë edhe Odriozolën.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×