
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar sot, pas votimit të propozimit francez nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut.
Me anë të një statusi në Fcacebook, Nikolla u shpreh se Këshilli Evropian e ka tani rrugën të hapur për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
“Parlamenti i Maqedonisë së Veriut votoi propozimin francez që i hap rrugën çeljes zyrtare të negociatave.
Një hap i madh përpara drejt familjes evropiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Përgëzime kolegut Talat Xhaferi, Parlamentit dhe parlamentarëve të Maqedonisë së Veriut.
Sfidat e përbashkëta përballohen bashkarisht!
Tani Këshilli Evropian e ka rrugën të hapur për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.
Arena e Lajmit