Frenki de Jong është objektivi numër 1 i Mançester Junajtidit për mesfushën e skuadrës së Erik ten Hagut. Sipas “The Mirror”, trajneri i ri holandez i “Djajve” e ka bindur ish-lojtarin e tij tek Ajaksi që të lërë Barcelonën dhe t’i bashkohet atij në “Old Trafford” pas një bisede personale, por tani duhet gjetur marrëveshja me katalanasit.
Mançesterit iu refuzua një ofertë e parë prej 70 milionë eurosh për 25-vjeçarin. Por Barça kërkon 80 milionë euro dhe palët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët në ditët në vijim.
Mançester Junajtidi po kërkon të zëvendësojë pjesët e mesfushës që iu larguan në merkaton e kësaj vere, Pogba, Matiç, por edhe Huan Mata.
Arena e Lajmit

Loading…