VIDEO/ Përfundoi nën rrotat e makinës, humb jetën në spital i moshuarit nga Berati, shoqërohet në polici shoferi (EMRI)

8078b7a3 F34d 4944 B824 F8a6adf966a3

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Berat. Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit,në rrugën e re në lagjen “Çelepis”.

Gazetarja Eneida Petova ka raportuar për BalkanWeb se mjeti, tip Fuoristradë Tuareg, me targa AA 661 ZD, ka goditur një të moshuar që qarkullonte përpara tij me biçikletë.

I moshuari është hedhur fillimisht mbi kofanon e mjetit dhe më pas ka përfunduar poshtë rrotave të makinës. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të moshuarin nga poshtë makinës, ku përfundoi pas përplasjes së rëndë.

I plagosuri, Agron Toska,71 vjeç, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë dhe ka humbur jetën pak orë më pas.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie,që po kryejnë veprimet hetimore, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit Arlind Muçogllava është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:00 , në aksin rrugor Ura e Re-Kombinat, shtetasi A.M., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasin A.T., 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×