Vllaznia ka shpërthyer gjatë ditës së djeshme, pasi ka qenë vetë klubi që në faqen zyrtare ka konfirmuar dy përforcime për skuadrën e sezonit të ri, si dhe ka prezantuar Vioresin Sinanin si pjesëtarin më të ri të stafit teknik të drejtuar nga trajneri Mirel Josa.
Me largimin e Matko Djarmatit, Vllaznia ka mbetur pa drejtor sportiv. Por puna që po bën klubi aktualisht duke afruar lojtarë pa emëruar drejtorin e ri sportiv, është bërë objekt thumbi për ish-sulmuesin e Vllaznisë, Skerdi Bejzade, i cili aktualisht ushtron profesionin e trajnerit në Gjermani. Në postimin e bërë nga klubi në afrimin e Lorik Boshnjakut në faqen zyrtare, Bejzade ka bërë këtë koment:
“Bravo, po diçka duket pak si amatore këtu. Prezantoni njëherë drejtorin teknik e pastaj blerjet, se i bie që i merrni vetë lojtarët e në fund vendosni kot aty drejtorin teknik. E po nuk eci, filloni futjani atij për blerjet, në qoftë se nuk ecin mirë. Mbase e kam unë gabim, por këndej jashtë, kështu funksionon”.
Arena e Lajmit

Loading…