Debutimi me fanellën e Kombëtares A, 20-vjeçari Bajrami: Jam lojtar me personalitet, shpresoj që të…

Adrian Bajrami bëri debutimin me Kombëtaren në miqësoren ndaj Estonisë që përfundoi në barazim 0-0. Në prononcimin e dhëna pas këtij dueli për mikrofonin e “Supersport”, mbrojtësi 20-vjeçar ndër të tjera u shpreh:

bajrami

“Jam shumë i lumtur me debutimin. Luajta mirë, isha pak me emocione në fillim, pastaj hyra mirë në lojë, në pjesën e dytë luajta shumë mirë.

Unë kam personalitet, ashtu jam, ashtu ushtroj edhe luaj. Shpresoj që do të jem pjesë e Kombëtares në ndeshjet e ardhshme.

E dinim që Estonia do të rrite shumë mbrapa dhe kishim detyrë të qarkullonim topin. Në pjesën e parë kishim më shumë vështirësi, në pjesën e dytë bëmë më mirë dhe kishim më shumë shanse”, u shpreh Bajrami.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×