Goditi përtokë “të dashurën” e partnerit, reperja e njohur paraqitet në gjykatë! Ja vendimi

cardi-b-shares-thoughts-on-current-crop-of-female-rappers-her-new-album-and-more-2

Një përplasje banale në një klub striptizmi katër vite më parë, e ka detyruar Cardi B të paraqitet në dyert e Gjykatës së Lartë në Queens së fundmi.

Reperja amerikane akuzohet për dhunë ndaj dy banakiereve të një lokali nate në vitin 2018.

Belcalis Marlenis Almanzar, e njohur si Cardi B, nuk i mohoi në asnjë moment akuzat duke pranuar madje se i kishte paguar gjithashtu një personi 5 mijë dollarë për të sulmuar njërën nga gratë në fjalë.

Përballë gjyqtares Michelle Johnson, reperja e lindur në Bronx, pranoi një marrëveshje duke pranuar fajin, që i kurseu asaj dënimin me burg.

Yllit 29-vjeçar të hip-hop-it iu dha një urdhër mbrojtjeje tre-vjeçar dhe u urdhërua të kryente 15 ditë shërbim në komunitet, si masë dënimi.

Pas kësaj, Cardi ka postuar disa fotografi në Instagramin e saj, ku duket e mrekullueshme me një fustan të bardh.

“Dielli nuk do të shkëlqejë çdo ditë, prandaj mua më pëlqen e nesërmja,”-shkruan reperja krahas imazheve.

Kujtojmë që sherri banal në klubin e striptizmit, ka ndodhur pasi Cardi B kishte zbuluar se njëra nga banakieret shkonte me partnerin e saj. Ajo nuk kishte hezituar t’i mësynte në vendin e saj të punës duke e kapur për flokësh dhe duke e përplasur në lokal.

Edhe sot, reperja vijon të jetë në një marrëdhënie me partnerin e saj, Offset me të cilin ka edhe dy fëmijë.

Cardi B shares adorable family photos with husband Offset from daughter Kulture's fourth birthday | Daily Mail Online

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×