Mbetet vetëm firma për Asllanin, Interi dhe Empoli caktojnë ditën e takimit vendimtar

Kristjan Asllani pret vetëm lejen nga klubi i Empolit për t’iu bashkuar skuadrës së Milanit, mesfushori i përfaqësueses shqiptare pritet t’i bashkohet zikaltërve, pasi mes tij dhe milanezëve ka një akord paraprak.

Asllani Empoli

Tani mbetet për t’u finalizuar marrëveshja e transferimit me Interin dhe duket se gjithçka është caktuar që të mbyllet shumë shpejt. Gazetari i njohur i merkatos në Itali, Xhanluka Di Marzio, ka bërë të ditur se Interi dhe Empoli do të lënë komunikimin në distancë dhe do të ketë një takim mes drejtuesve për të mbyllur këtë çështje. Takimi do të zhvillohet të mërkurën dhe aty do të detajohen edhe të gjitha shifrat e marrëveshjes për kalimin e Asllanit te klubi zikaltër.

Formula pritet të jetë ajo e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit, për një shifër rreth 10 milionë eurove.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×