“Me mikroçipe dhe…”/ Rojet i kërkuan identifikimin, por shtetasit rusë i sulmuan, krerët e Antiterrorit dhe një grup prokurorësh zbarkojnë në Gramsh

B750880b B241 4e38 A774 1837ecd0dedf

Drejtues të Antiterrorit kanë mbërritur me urgjencë në qytetin e Gramshit, aty ku pasditen e sotme është shënuar një ngjarje e rëndë në uzinën ushtarake, teksa dy shtetas rus kanë debatuar dhe më pas sulmuar me lëndë kimike ushtarakët që ruajnë perimetrin e godinës.

Dyshohet se tre shtetas rusë që mbanin në duar disa harta dhe aparate fotografikë, mund të jenë pjesë e një agjenture. Ndërkohë edhe një grup prokurorësh është nisur për në vendin e ngjarjes, për të bërë zbardhjen e plotë të incidentit.

Ndërkohë, kujtojmë se shtetasit rusë janë pikasur nga rojet të cilët kanë kërkuar që të identifikohen dhe mes tyre ka patur një përplasje fizike.

Incidenti i rëndë është konfirmuar nga autoritetet zyrtare  dhe sipas tyre personat e panjohur kanë tentuar të hyjnë në Uzinën e Armëve.

Gjatë kontrollit që ju është bërë personave të huaj  u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës së Armëve Gramsh.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook