Merkato e Bylisit, presidenti Kapllanaj për “gjueti” në Brazil

Drejtuesit e Bylisit në fund të qershorit pritet që të kristalizojnë listën me lojtarët që mbyllën sezonin e shkuar dhe që do të vijojnë të përfaqësojnë ballshiotët në elitë, në sezonin 2022-2023.

Besnik Kapllanaj logo

Përveç kësaj, drejtuesit po mendojnë edhe për përforcimet. Presidenti Besnik Kapllanaj ndodhet në Brazil dhe nga sa është parë në disa foto që ai ka ndarë me vëllain e tij, ish-kryebashkiaku Agron Kapllanaj, ka nisur një tur vëzhgimi në disa ndeshje të skuadrave të njohura braziliane.

Ndërkohë që të dy bashkë kanë postuar foto edhe me një nga emrat e spikatur të futbollit brazilian, Zhorzhinjo, ish-lojtar i kombëtares dhe trajner. Nuk dihet nëse ka ndonjë projekt madhor për ndonjë binjakëzim me ndonjë nga ekipet braziliane me mallakastriotët. Gjithsesi, me rikthimin e presidentit Kapllanaj nga Brazili, do të zbardhen shumë detaje rreth vizitës disaditore në shtetin latino-amerikan, por edhe rreth projektit të skuadrës së sezonit të ri.

Turi i “gjuetisë” së drejtuesve të klubit të Bylisit nisi fillimisht në Afrikë e tashmë po vijon në Brazil, ku pritet të zbulojnë elementë të perspektivës për ekipin. Në 50-vjetorin e themelimit të klubit, te Bylisi pritet të ketë surpriza dhe një riorganizim të ri. Sa i përket skuadrës së sezonit që vjen, për momentin nuk ka asnjë emër nga merkatoja.

KAPLLANAJ

Trajneri Jeton Beqiri ka bekimin e presidencës për Superioren, ashtu sikurse edhe boshti i ekipit ku bëjnë pjesë këta lojtarë: Janku, Preka, Trumçi, Loran, Ruçi, Maçolli, Antoni, Qardaku, Biringueta, Fall, Samba dhe Kamara. Në Ballsh duket se kanë plane të qarta për Superioren, duke qenë se tashmë nuk kërkohet vetëm arritja e mbijetesës, por që Bylisi të synojë trofe në elitë.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×