Një person që ka një ngjashmëri të frikshme me Diego Armando Maradonën, është duke çmendur fansat e futbollit. Pas prezencës në finale e “Wembley”-t mes Argjentinës dhe Italisë, “kloni” i Maradonës, është fotografuar edhe në stadiumin e Gimnasia La Plata (skuadër e së cilës Maradona ishte trajner nga viti 2019 deri në vdekjen e tij që ndodhi më 25 nëntor 2020) dhe Patronazhi.
Në imazhin e postuar nga llogaria “MATIASRO”, në Twitter, shihet personi në fjalë në tribunë me një ngjashmëri të pabesueshme me ish-kapitenin e Argjentinës dhe Napolit .
Arena e Lajmit
LEXO EDHE:
“Diego Armando Maradona është gjallë”/ Publikohet fotoja që tërboi rrjetin

Loading…