Prag tragjedie në Lezhë/ Makina përmbyset dhe zhytet në kanalin 1.5 metër të thellë, kalimtari shpëton 4 vajzat që ndodheshin brenda (VIDEO)

Kuyh

Një aksident që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur në Lezhë. Mësohet se një automjet, me të cilin udhëtonin katër vajza ka humbur drejtimin duke dalë nga rruga.

Mjeti ka përfunduar në një kanal kullues, që ishte i tejmbushur me ujë për shkak edhe të reshjeve të dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Fatmirësisht përpara se mjeti i përmbysur të përfundonte i zhytur totalisht në një thellësi që arrin deri në 1.5 metër, një banor i zonës ka ndërhyrë duke bërë të mundur shpëtimin e 4 të rejave.

Ato më pas janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook