“Prej dy ditësh i vinin vërdallë uzinës me aparat dhe harta në dorë”/ Sulmi ndaj ushtarakëve në Gramsh, dëshmitarët flasin për News24

65fba005 75f3 42d8 A38c 00639b9a45dd

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 në uzinën ushtarake të Gramshit.

Gazetari Igli Çelmeta ka arritur të sigurojë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe banorëve të zonës, të cilët kanë rrëfyer se i kishin parë prej dy ditësh shtetasit rusë që silleshin vërdallë mureve të uzinës.

Dëshmitarët janë shprehur se dy shtetasit rusë nuk u janë dukur si turistë, por kanë pasur si synim të fotografonin brenda uzinës pasi kishin aparate fotografik dhe harta në duar.

Dëshmitarët okularë i thanë News24 se personi që u ndalua kishte pasaportë ruse dhe se ata mbanin harta dhe aparate fotografike me vete.

Por, sot pasdite të dy këta shtetas me aparate fotografike kishin hyrë nga muret e uzinës pa urdhër duke bërë foto. Ushtarakët që ruajnë perimetrin e uzinës i kishin parë këta dy persona dhe u kanë shkuar për t’u bërë ndalesën dhe shoqërimin e tyre.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook