Sot 45 vite nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, Basha: Vepra e tyre thirrje e gjallë për ne, kur shohim që intelektualët trysnohen e gazetarët “riedukohen”

293633111 595365098625390 7315871588667181740 N

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar sot 45 vjetorin e ekzekutimit të dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmit. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Basha pohon se dy poetët e vrarë nga diktatura komuniste paguan me jetët e tyre guximin për të sfiduar një diktaturë që mbahej në këmbë nga heshtja.

MESAZHI I BASHES
45 vjet më parë diktatura komuniste ekzekutoi Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin, dy poetë, që me forcën e fjalës së tyre lëkundën shpirtrat e padorëzuar ndaj të keqes dhe frikësuan regjimin e egër, sepse ndrydhja e përditshme, vuajtjet dhe izolimi, nuk e përkulte krijimtarinë dhe lirinë e poetëve, që nuk i këndonin pushtetit por realitetit të hidhur të diktaturës.

Genci dhe Vilsoni paguan me jetët e tyre guximin për të sfiduar një diktaturë që mbahej në këmbë nga heshtja, frika dhe dhuna, e si të gjitha diktaturat fundin e gjejnë kur qytetarët, falë shembujve të njerëzve të lirë si dy poetët martirë, mposhtin frikën.

Ndaj dhe jetët dhe vepra e Gencit dhe Vilsonit janë një thirrje ende e gjallë për të gjithë ne, sidomos kur shohim që intelektualët trysnohen, gazetarët “riedukohen” dhe modelet e të shkuarës komuniste riciklohen, na takon të gjithë ne të qëndrojmë dhe të luftojmë për lirinë, për shpresën, për të ardhmen. Mirënjohje përjetë Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës! I pavdekshëm qoftë kujtimi i tyre!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook