Azerbajxhani i Xhani De Biazit, arriti të triumfonte ditën e sotme ndaj Bjellorusisë në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kombëtarja e trajnerit italian që arriti të shkruante historinë me Shqipërinë, fitoi 2-0 në sfidën e zhvilluar në “Dalga Arena” të Bakusë.
Golat e Emrelit dhe Shejdajev, i dhuruan 3 pikë të arta azerëve që u ngjitën në kuotën e 4 pikëve, duke lënë poshtë pikërisht Bjellorusinë.
Kjo është fitorja e parë në gati dy vite që De Biazi merr me Azerbajxhanin në një ndeshje zyrtare. Triumfi i fundit në një përballje zyrtare datonte më 8 shtator të vitit 2020, kur mposhtën Qipron në transfertë. Pritjes së gjatë pa fitore në ndeshjet zyrtare i erdhi fundi dhe tashmë Azerbajxhanit të De Biazit, duket se i është shtuar oreksi për të synuar suksese të tjera në ndeshjet zyrtare.
Arena e Lajmit

Loading…