ZYRTARE/ Përfundon aventura 3-vjeçare, kapiteni largohet nga Egnatia

Kapiteni Ilir Allmuça është futbollisti i radhës që largohet nga Egnatia. Lajmin e ka bërë publik vetë 25-vjeçari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

ALLMUCA

Allmuça mbajti veshur fanellën e rrogozhinasve për plot 3 vitesh, duke spikatur me paraqitjet e tij. Futbollisti kryqytetas ka qenë një ndër elementët kyç për ngjitjen në Superiore dhe qëndrimin e skuadrës në elitë. Gjatë sezonit që lamë pas është aktivizuar në 32 ndeshje të Superiores dhe në vetëm një rast është aktivizuar nga stoli. Së fundmi ka pasur një interesim të Partizanit, për shërbimet e 25-vjeçarit, teksa gjithccka pritet të qartësohet në ditët në vijim.

STATUSI I LAMTUMIRËS:

“Dua t’ju bëj me dije se nga sot nuk jam më pjesë e Egnatias. Dua të falënderoj presidentin Agim Demrozi, drejtuesit e klubit, trajnerët me të cilët kam punuar gjatë këtyre tri viteve dhe veçanërisht tifozët. Do të jem mirënjohës për gjithçka kam kaluar dhe përjetuar me ju. Tani është momenti për një kapitull të ri në karrierën time. Ju faleminderit të gjithëve!”

 

View this post on Instagram

A post shared by allmucailir17 (@ilir_allmuca17)

 


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×