Aventura në kampionatin turk, zbulohet paga e Andrea Pirlos

Andrea Pirlo do të nisë aventurën e re në stolin skuadrës turke  Fatih-Karagumruk, që i besoi “timonin” italianeit.  Ish-trajneri i Juventusit ka nënshkruar kontratë njëvjeçare për 1.5 milionë euro, i bindur se së shpejti do të mund të kontribuojë në rritjen e klubit.

Pirlo

“Kam pasur edhe kontakte me shumë klube, si në Itali ashtu edhe jashtë saj, por ambiciet e Karagumrukut më bindën”, u shpreh Pirlo gjatë prezantimit si trajner i skuadrës turke.

Në fakt, italiani foli për tregun e transferimeve që do të duhet të luajë në këtë periudhë për të rinisur klubin që mbylli kampionatin e kaluar në mënyrë të pakënaqshme: “Kam luajtur me skuadra të rëndësishme dhe kam kontakte me shumë njerëz në mbarë botën”, tha Pirlo.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×