“Fëmijët tanë bënin foto me Chevrolet-in”, dëshmitari: Nëna ime i foli në shqip, rusët nuk u morën vesh me njëri-tjetrin

78055947 D84e 406d 8b28 3e4ee82df528

Banorët e Gramshit kanë treguar për News24 dhe BalkanWeb detaje në lidhje me sulmin e djeshëm në Gramsh, ku tre shtetas të huaj kanë tentuar të hynin në uzinën e armëve.

Xhevahir Shaipi tregon se prej tre ditësh makina lëvizte në zonë, ndërsa ka zbuluar edhe dinamikën e ngjarjes. Ai u shpreh se një prej rusëve është parë nga nëna e tij e cila edhe i ka folur në shqip.

“Ky muhabet ka tre ditë. Makina e bënte këtë rrugë ishin një gocë e dy çuna. Dje në orën 7 pasdite e kishin lënë makinën para shtëpisë tonë dhe fëmijët na treguan se ikën nga uzina. Njëri që kishte një çantë në dorë dhe një spray në dorë, e kishte parë nëna ime e cila i kishte folur në shqip se ç’kërkonte aty. Ai i ishte përgjigjur në gjuhën e tij.

Aldo Bici dhe ushtari tjetër i ndaloi për ti kapur, kur duan ti ndalojnë se po i ndiqnin me makinë nga poshtë se ato donin të iknin, i sulmuan me spray. Ajo goca kishte ikur më parë në këmbë.

Makina kishte tre ditë që lëvizte por nuk e dinim se ç’ishte, kalamajtë bënin foto aty.

Momenti kur u hodh spray, ishin dy, njëri mori makinën tjetri iku andej, nuk u morën vesh me njëri-tjetrin, fëmijët i treguan foton e makinës dhe më vonë u kapën në Cërrik.

Nuk i jepnim shumë rëndësi sepse uzina nuk ishte në gjendje pune atje nuk prodhohet asgjë ka vetëm ferra. Nuk prodhohet është vetëm për demontim”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×