Milani dhe Reali i Madridit janë takuar për të diskutuar të ardhmen e Brahim Diazit.
Asnjë ndryshim plani dhe palët kanë konfirmuar huazimin dy-vjeçar të spanjollit te kampionët e rinj të Italisë.
Në fund të sezonit të ardhshëm, kuqezinjtë do të kenë mundësinë të ushtrojnë ose jo të drejtën e blerjes së futbollistit për 22 milionë euro. Nëse e marrin Diazin, Reali do të ketë një të drejtë ekskluzive riblerjeje për 27 milionë euro.
Praktikisht, për 22 -vjeçarin nis sezoni i së vërtetës dhe do t’i duhet të dëshmojë se e meriton numrin 10 të Milanit përpara se klubi të vendosë nëse do ta bëjë të tijin ose jo.
Sivjet e nisi mirë, por pas COVID-it rendimenti i Diazit erdhi në rënie. Këtë sezon parashikohen ndryshime në organikën kuqezi dhe përveç formacionit do të duhet të djersijë shumë për të fituar edhe qëndrimin në Milano.
Është e qartë që 4 gola e po aq asiste në 38 prezenca nuk do të mjaftojnë më, ndaj spanjolli duhet të përmirësohet në çdo aspekt.
Arena e Lajmit

Loading…