Mbrojtja nuk ndryshon, te Vllaznia presin rikthimin e lojtarit që e mbylli me Skënderbeun

Vllaznia pritet që të vijojë me mbrojtjen që mbylli sezonin e fundit.

DAJAN SHEHI

Pas Gurishtës që është në kontratë dhe rinovimit të Hakajt, drejtuesit duket se janë në rrugën e duhur edhe për dyshen e qendrës, Darko Bulatoviç-Mevlan Adli.

Me mbrojtësin malazez është gjetur akordi për rinovim edhe për një vit dhe tani pritet edhe përgjigjja e Adilit për të vijuar, ku gjasat janë që ai të mos ndryshojë ambient edhe në sezonin e ri.

Përveç rinovimit me mbrojtësit titullarë të sezonit të shkuar, pritet që reparti difensiv të përforcohet me Dajan Shehin.

Ish-mbrojtësi pritet të kthehet sërish në Shkodër për të kontribuar me Vllazninë.

Ndërkohë, dje klubi ka zyrtarizuar largimin e mesfushorit boshnjak, Zinedin Mustedanagiç.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×