“Ndalo!”, banori rrëfen se si ndodhi sulmi në uzinën e armëve në Gramsh: Nuk iu bind urdhrit të ushtarëve, tentoi të ikte, por… (VIDEO)

Whatsapp Image 2022 08 21 At 10.55.42 Am

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dëshmitë që vijnë nga vendi i ngjarjes, të banorëve të Çekinit, në Gramsh.

Baftjar Llapushi ka rrëfyer se si ndodhi sulmi në uzinën e armatime, ku 2 rusë dhe 1 ukrainas tentuan që të hynin brenda në godinë, ndërsa një prej tyre sulmoi ushtarët.

Si ka ndodhur ngjarja?
Erdhi personi në rrugë. Pasi erdhi ai, erdhi roja që e kapi në moment. Ai hapi spray-n për të ikur, dhe sulmoi. Më pas erdhi policia. Ai tentoi që të ikte, hapi sprayn. Se di, ata thanë se kishte hyrë brenda uzinës. I thanë ‘ndalo!’ Por nuk ndaloi. Më pas erdhi policia dhe më pas ambulanca. Ushtarakët pësuan lëndime që i ra në sy dhe në pjesën e përparme të fytyrës. Më pas e mori policia dhe ikën.
Kush ishte ky person?
Më thanë se ishte rus. Nuk e dëgjova ça gjuhe fliste. Vetëm ai ishte. Uzina ka roje që rrinë për pastrimin. Nuk ka punonjës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×