
News24 ka udhëtuar drejt fshatit Çekin të Gramshit, atje ku ndodhet uzina e armëve, ku 2 rusë dhe 1 ukrainas kanë tentuar që të hyrjen brenda ndërtesës. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24 nga vendi i ngjarjes solli të gjithë dinamikën se si ndodhi sulmi i djeshëm, ku u lënduan 2 ushtarë që ruanin uzinën.
Sipas Lalës, Mikail Zorin, 24 vjeç me pasaportë ruse, që mbante në shpinë një çantë sportive hyri në ambientet e jashtme të uzinës dhe në momentin që tentoi të futej në drejtim të uzinës, që është jashtë funksionit, është pikasur nga ushtarët. Ushtarët si fillim i bënë thirrje që të ndalohet, ndërkohë që i riu rus dhe nuk i është bindur urdhrit dhe ka tentuar që të largohet. Ndërkohë, Lala tha se jashtë rrethimit priste një mjet luksoz, ku ishin miqtë e tij, Svetlana Timofoeva dhe 25-vjeçari me inicialet F.A, ukrainas, një mjet tip Chevrolet.
Ai nuk pranoi që të ndalonte, ndërkohë që lëvizja e tij nuk u kuptua nga miqtë, të cilët thuajse u ndanë (Vajza ngeli në këmbë dhe iu bashkua më vonë shoferit). Teksa 24-vjeçari tentoi të largohej në këmbë, ai u ndal nga një makinë ushtrie, dhe teksa ushtarët i afroheshin dhe i kapën çantën, ai i sulmoi ata me spray paralizues. Ndërkohë, makina Chelvrotë u ndalua në afërsi të Cërrikut.
Deri më tani nuk dihet arsyeja e vërtetë e hyrjes së tyre në uzinë, por ka dyshime të forta se ata janë pjesë e një celule spiunazhi në Rusi. Kujtojmë se kjo uzinë armësh nisi punën në vitin 1962 dhe në 97-ën ajo u shkatërrua nga lufta, dhe tashmë bën demontin të armëve. Kjo zonë konsiderohet i zonë ushtarake dhe se nuk lejohet hyrja për personat e paautorizuar, ndërsa ruhet nga 50 ushtarakë.
Arena e Lajmit