
Përveç pajisjeve të dyshuara për spiunazh, rusëve që tentuan të hynin në uzinë e armatimeve në Gramsh iu gjetën dhe të tjera pajisje.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se grupi hetimor ka sekuestruar ruseve edhe një dron, që e kishin me vete dhe sende te tjera si kaçavida dhe çelësa anglezë.
Kujtojmë se dje 2 rusë dhe një ukrainas iu afruan uzinës për të tentuar që të hynin brenda. Ndërkohë një prej tyre, Mikhail Zori hyri në ambientet e rrethimit, ndërsa pasi tentoi të largohej i hodhi spray paralizues dy ushtarëve, duke i lënë të plagosur.
Arena e Lajmit