Plagosi bashkëfshatarin pas sherrit në lokal, zbardhen emrat e personave të përfshirë në konfliktin e dhunshëm. Xhaxhai i autorit ndërhyri për t’i ndarë, por…

Tirane Policia E Shtetit 700x466

Zbardhet identiteti i plotë i autorit të plagosjes në një lokal në Ndroq të Tiranës. Burime për BalkanWeb në me dije se bëhet fjalë për shtetasin Saimir Mansaku, i cili ka goditur me sende të forta shtetasin Përparim Troplini, i cili ka mbetur i plagosur.

Ndërkohë, burimet thonë se xhaxhai i 38-vjeçarit, Halit Mansaku ka ndërhyrë për t’i ndarë, ndërsa është bërë pjesë e konfliktit. Pas kontrolleve në banesën e këtij të fundit u gjet dhe një armë.

Po ashtu, në gjendje të lirë po hetohet edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Petrit Reka pasi akuzohet se ka dëmtuar vendin e ngjarjes dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×