
Pas sulmit në uzinën e Gramshit, duket se një tjetër precedent i ri po përsëritet. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se 4 shtetas te huaj janë kapur duke fotografuar uzinën e Poliçanit.
Lala raporton se prezencë e madhe e policisë ushtarake është raportuar në këtë uzinë.
Një zyrtar i lartë i policisë tha për Lalën se kater shtetas të huaj, dy burra dhe dy gra, janë ndaluar teksa po fotografonin pjesën e një tuneli që të dërgonte në ambiente te brendshme të uzinës së Poliçanit, ndërsa shtoi se pritet që në vendngjarje të mbërrijnë prokurorët.
Në Berat ka mbërritur Drejtori i Policisë së Beratit, Policia Ushtarake dhe dy furgona të FNSH. Mendohet se kanë thyer kyçin e një tuneli që bëheshin armatime.
Arena e Lajmit