“Rama dhe Berisha s’pranojnë konkurrencë brenda llojit”, Lubonja: Kreu i PD duhet të punojë për një parti të hapur dhe jo personalizuese

Zheji

Në emisionin ‘Pikat mbi’ në News24, analisti Artur Zheji dhe Fatos Lubonja komentuan situatën politike në vend.

Gjatë bisedës në studio, analisti Lubonja u shpreh se Partia Demokratike duhet të orientohet më shumë drejt hapjes për t’i dhënë mundësinë edhe figurave të reja.

Nga ana e tij Zheji u shpreh se nëse Berisha synon të çojë përpara PD si një lokomotivë të suksesshme duhet të nxitojë, pasi nuk i premton shumë koha.

Pjesa nga biseda në studio:

Lubonja: Sri Lanka ishte rezultat i një krize që erdhi duke u thelluar, si ajo e ’97 pak a shumë. Në atë kohë ishte pak më ndryshe por edhe Berisha ishte gati për të ikur por e mbajtën. Ky skenar i afrohet Shqipërisë, por nuk ka lidhje me Berishën. Ideja është që opozita duhet të evitojë këtë skenar, pra duam që si forcë institucionale ta pengojë këtë dhe mund të ishte edhe kjo një qasje. Pra ideja e hapjes, zgjerimit mendoj duhet të jetë në këtë drejtim, pa shkuar puna deri në rënie të shtetit.

Zheji: skenari i Sri Lankës është në ëndrrat më të mira, por problem është se mund të provokohet ajo. Rritja e çmimeve ishte në përmasa galopante, kriza nuk u arrit të kontrollohej dhe pati disa strategji të gabuara të mbjelljes së orizit si edhe në fushën e bujqësisë që sollën edhe këtë situatë. Sri Lanka është kambanë alarm sa i përket strategjive për bujqësinë. Berisha e përmend për të shprehur se mund të krijohet një sinergji në lidhje me të ardhmen politike, por kalendari politik i opozitës nuk mund të përputhet me kalendarin normal të zgjedhjeve. Bota e PD që është sot, mos kujtoni se ka harmoni mes palëve, vetëm autoriteti i padiskutueshëm i Berishës i mban bashkë që në kushte të tjera do të ishin shumë luftarakë. Berisha nëse kërkon ta çojë përpara si një lokomotivë të suksesshme duhet të nxitojë. Edhe ka kohë, por edhe nuk ka kohë. Nën petkun e heshtjes ka shumë përplasje dhe Berisha i mban në kontroll. E vetmja mënyrë është t’i orientojë drejt një goditjeje ndaj mazhorancës. Shumë ata që i kanë besuar kanë qenë të bindur se do të ndryshojë shumë shpejt situatën.

Lubonja: E mira dhe e keqja e figurës së tij është Berisha. Tani ai mbledh më shumë se të gjithë, nëse nuk do të ishte ato grupe do të ishin shpërndarë…Nga ana tjetër problem është se ky njeri nuk ka lejuar të krijohet një PD më e hapur. Mirë po të ikë Berisha, por edhe po të ikë Rama nuk e di çfarë mund të ndodhë…Nëse nuk punon për hapjen apo ndërtimi i PD ndryshe nga personalizimi, duhet një hapje sa më inteligjente dhe jo personalizuese…

Zheji: Hapja është domosdoshmëri universal. Por për fat të keq si majtas Rama dhe djathtas Berisha janë autoritete që nuk pranojnë konkurrencë brenda llojit. Këtu nuk ka që zëra kundër liderit suprem. E shoh me gëzim ditën kur majtas të largohet Rama dhe djathtas Berisha, mund të bëhet një shkërmoqje dhe të krijohet një sfond i ri politik. Këta nuk lëshojnë as pushtetin dhe as hapësirën sepse e dinë që do të kenë konkurrencë. Në këto 30 vite këta persona nuk e lëshojnë hapësirën…Rama dhe Berisha janë dy personazhe që ngjajnë me njëri-tjetrin…

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×