Shkallmuan derën e tunelit të armatimeve që të çonte drejt uzinës, si përfituan 4 çekët të futeshin brenda zonës së ndaluar në Poliçan

15151515

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen në uzinën e Poliçanit.

Gazetarja Eneida Petova, duke iu referuar burimeve konfidenciale, në lidhje me ndalimin e 4 shtetasve cekë, tha për BalkanWeb se këta të fundit kishin hyrë gjatë natës në një nga tunelet. Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 3-4 të mëngjesit.

Sipas burimeve të Petovës, shtetasit e huaj pasi kanë parkuar mjetin diku afër tunelit, kanë përfituar nga fakti që rojet kanë qenë në gjumë dhe pasi kanë shqyer një nga dyert e tunelit të armatimeve kanë fotografuar aty më pas kanë dalë. Pasi rojet kanë dëgjuar zhurma, kanë njoftuar policinë dhe kjo e fundit ka bërë shoqërimin e tyre në komisariat.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×