Shorti i Ligës së Kampioneve, skuadrat shqiptare me fat. Tirana eviton superfuqitë, buzëqeshin edhe Ballkani me Shkupin (VIDEO)

Skuadrat shqiptare kanë qenë me fat sot në shortin e turit të parë të Ligës së Kampioneve. Tirana, Ballkani dhe Shkupi kanë evituar skuadrat më të vështira të mundshme që kishin përballë në vazot e tyre dhe kanë kundërshtarë në këtë tur ekipet më të përballueshme me shanse reale për kualifikimin.

bandicam 2022-06-14 12-09-17-764

Tirana ka evituar skuadra si Ferencvarosh, Ludogorets e Maribor teksa ka peshkuar Dudelanzh të Luksemburgut, një skuadër me eksperiencë në Europë, por jo në nivelin e skuadrave të mësipërme.

Edhe Ballkani i Ilir Dajës ka gjetur përballë një ekip më të përballueshëm se Bodo/Glimt apo Malmo, teksa ka peshkuar Zalgiris të Lituanisë. Kurse Shkupi ka gjetur përballë Linkoln të Gjibraltarit, ndërsa përballë kishte edhe skuadra si Sherif Tiraspol e Karabak që mund të ishin shumë më të komplikuara.

SHORTI
FC Pjunik-CFR Kluzh
NK Maribor-Shakhtor Soligorsk
Ludogorets-Sutjeska
Dudelanzh-Tirana

Tobol-Ferencvarosh
Malmoe -Fitues raundi paraeliminator
Ballkani-Zalgiris
Helsinki-RFS
Bodo/Glimt-Ki Klaksvik
Nju Seints-Linfilld
Shemrok Rovers-Hibernians
Leç Poznan-Karabak
Shkupi-Linkoln Red Imps
Zrinjski-Sherif Tiraspol
Sllovan Bratislava-Dinamo Batumi

Skuadrat e ndara sipas minigrupeve në vazo para shortit:

bandicam 2022-06-14 12-04-55-884

asdasdasdasd

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×