U arrestua pas sulmit në Gramsh, Svetlana Timofeeva dyshohet e përfshirë në rrjet spiunazhi, zbulohet lidhja me shërbimet sekrete ruse

3

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gramsh, ku u sulmuan dy ushtarë.

Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se burime të sigurta dhe konfidenciale bënë me dije se një nga shërbimet inteligjente të huaja partnere të vendit tonë, pas ngjarjes së Gramshit i ka dhënë informacione autoriteteve shqiptare se shtetasja ruse Svetlana Timofeeva që u arrestua në Gramsh dyshohet të jetë e përfshirë në një rrjet spiunazhi rus.

“Këto shërbime kanë informacione sekrete se kjo shtetase ka lidhje me persona që janë pjesë e shërbimeve sekrete ruse”, i tha burimi News24.

Gjithashtu burime pranë Prokurorisë së Elbasanit bëjnë me dije se dy shtetasit rusë dhe shtetasit ukrainas që tentuan të futen në uzinën e Gramshit do të hetohen për tre vepra penale që lidhen me spiunazhin dhe pjesëmarrjen në celula.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×