VIDEO/ Festë e çmendur e lojtarëve të Ballkanit për rezultatin e shortit të Ligës së Kampioneve, Ilir Daja: U kënaqët!

Skuadra e Ballkanit do të marrë pjesë për herë të parë në Ligën e Kampioneve në këtë edicion dhe kampionët e Kosovës kanë festuar sot kur kanë parë emrin e tyre në shortin e këtij aktiviteti e aq më shumë kur kanë mësuar se cilin kundërshtar kanë përpara.

vHu1D979

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen momentet kur e gjithë skuadra po ndiqte shortin dhe në ekran doli emri i Ballkanit, duke bërë të nisnin brohoritjet. Më pas, në short doli emri i Zalgiris Vilnius dhe aty nisi festa ë vërtetë e futbollistëve, të cilët duket se e shohin këtë si një kundërshtar me të cilin kanë shanse reale të kualifikohen.

Edhe trajneri Ilir Daja dukej në humor pas shorti që u hodh dhe këtij rezultati. “U kënaqët!”, shihet teksa u thotë ai me buzëqeshje lojtarëve të tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×