BE drejt hapjes së negociatave me Shqipërinë, Rama: Pa dallim feje, krahine, ideje ulemi sot në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar

Shqiperi Be

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian që pritet të ndërmerret këtë të martë.

Përmes një postimi në facebook, shefi i qeverisë shkruan se Shqipëria e të gjithëve, pa dallim feje, krahine dhe ideje ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj.

POSTIMI I PLOTË:

MIRËMËNGJES

me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×