E papritur nga Franca, Donaruma nuk e harron Milanin dhe i rikthehet “dashurisë së vjetër”

Xhaluixhi Donaruma duket se do të plotësojë një nga dëshirat kryesore që kishte në momentin kur u transferua te Parisi, por pa t’i mohohej nga një rregull i Federatës Franceze të Futbollit.

756756

Ish-portieri i Milanit dëshironte të mbante sërish në fanellë numrin 99-të që kishte te kuqezinjtë, por rregullat e Ligue 1 nuk e lejonin që ky numër të mbahej nga portierët duke detyruar 23-vjeçarin të zgjidhte numrin 50-të.

Sidoqoftë duket se dëshira e portierit italian mund të plotësohet më në fund pasi ky rregull është vendosur të anulohet duke filluar nga sezoni i ardhshëm dhe duke lejuar kështu Donarumën të zgjedhë numrin që dëshiron.

Mbetet për t’u parë nëse pas këtyre ndryshimeve ai do të vazhdojë me numrin aktual apo do të kalojë te 99-ta që e bëri të famshëm me fanellën e Milanit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×