
Ministret e kabinetit Rama janë një tjetër tregues i marrëdhënieve të mira që gëzojnë bashkëpunëtorët brenda qeverisë dhe Partisë Socialiste. Shpeshherë zonjat e qeverisë zgjedhin që të shfaqen së bashku në evente të ndryshme, por në këtë rast edhe në Parlament.
Ashtu si shihet edhe nga fotot, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ajo e Jashtme, Olta Xhaçka, kanë lënë së bashku seancën plenare dhe të tria bashkë kanë dalë njëkohësisht nga oborri i Parlamentit. Madje, zonjat kanë udhëtuar edhe me një makinë, ndoshta edhe për të ‘kursyer’ disi në një kohë krize.
Rastësi apo jo, nuk dihet, por fakt është që të tria zonjat kishin zgjedhur edhe ngjyrën e zezë në veshjet e tyre, duke krijuar kështu një uniformitet edhe në veshje.