Gjiganti turk “zgjidh” problemet e Interit, vjen oferta e parë për sulmuesin zikaltër

Aleksis Sançez duket se nuk është më në planet e Interit për të ardhmen, me sulmuesin nga Kili që po mendon largimin nga zikaltrit.

sancez - gallatasarai

Duket se oferta e parë për Sançez ka ardhur nga Turqia, ku Gallatasarai kërkon shërbimet e 33-vjeçarit. Gjithsesi kontrata 3-vjeçare e ofruar nga turqit është refuzuar për momentin nga kiliani.

Për të gjithashtu ka pasur interesime dhe nga disa klube të La Ligës dhe nga Marseja siç bëjnë me dije mediat italiane.

Interi kërkon ta shesë sa më parë Sançezin, në mënyrë që të krijojë mundësinë për të afruar lojtarët që kërkohen nga Inzagi.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×