Pavarësisht se Ksavi dhe Iniesta e kishin identifikuar si pasardhësin e tyre, ai nuk po arrin të shfaqë vlerat që bënë kampionë të tillë të shprehin në atë mënyrë. Arturit vështirësitë i janë shtuar që nga transferimi te Juventusi në verën kur Pjaniçi zbarkoi në Barcelonë.
Siç raporton “Tuttosport”, braziliani tani është i destinuar të largohet nga Juvja për të nisur një aventurë të re. Ai ka admirues të shumtë në kampionatin anglez, ku Arsenali është gati ta mirëpresë duke i dhënë edhe një rol parësor në formacionin e Mikel Artetës. Klubi i italian, nga ana e tij, është duke vlerësuar një mundësi të mundshme shkëmbimi.
Në Torino, në vend të Arturit, do të dëshironin bashkatdhetarin Gabriel, një nga emrat në listë për të zëvendësuar, të paktën numerikisht, Xhorxho Kielinin. Një marrëveshje duket e komplikuar, por që nuk duhet përjashtuar në këtë moment pasi merkatoja e përforcimeve nuk ka hyrë ende në momentet e saj kulmore.
Arena e Lajmit

Loading…