“Kam luajtur në Tiranë”, flet trajneri i ekipit që do të ndeshet me Partizanin: Kishim kohë për të studiuar kundërshtarët

Partizani “peshkoi” një rival modest në kualifikueset e Ligës së Konferencës, ku do të ndeshet me skuadrën nga Gjeorgjia të Saburtalos.

pjimage (71)

Trajneri i këtij ekipi, Lasha Nozadze, foli për mediat gjeorgjiane duke theksuar se do të jetë një sfidë e fortë ndërmjet dy ekipeve.

“Të pestë rivalët kishin potencial të barabartë me ne, përveç Tre Penes të San Marinos. Ne kishim kohën e mjaftueshme për t’i studiuar kundërshtarët. Saburtalo ka gjithmonë qëllime të qarta dhe futet në fushë vetëm për të fituar. Ne do të bëjmë çmos për t’i fituar të dyja sfidat dhe të bëjmë fansat tanë të lumtur”, u shpreh Nozadze.

Gjithashtu ai u ndal dhe për Shqipërinë, ku theksoi se ka luajtur një herë në vendin tonë: “Unë nuk kam luajtur në nivel klubesh në Shqipëri gjatë karrierës time, por një herë, unë kam mbrojtur dinjitetin e kombëtares U-21, ku kam luajtur kundër skuadrës së re së Shqipërisë në Tiranë”, përfundoi 42-vjeçari.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×