“Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë dhe vlerat e veta”, tekniku Nuhiu komenton shortin e Dritës: Do ta analizojmë kundërshtarin me kujdes

Tekniku i Dritës, Ardian Nuhiu ka komentuar shortin e Ligës së Konferencës ku skuadra e tij mësoi kundërshtarin e saj që do të jetë skuadra finlandeze e Inter Turkut.

6575767

Nuhiu ka folur për faqen zyrtare të Dritës në “Facebook” ku ka përmendur cilësitë e kundërshtarit si dhe ka theksuar se skuadra do të vijojë përgatitjet në bazë të informacioneve që do të grumbullojë.

“Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë dhe vlerat e veta, prandaj kundërshtari ynë meriton respekt maksimal dhe një analizë të detajuar.

Kemi kohën e mjaftueshme për të analizuar ekipin e FC Inter Turku, pasi që kampionati në Finlandë është ende duke u zhvilluar. Kjo na mundëson që të marrim edhe më tepër informacione për kundërshtarin tonë dhe ne të vazhdojmë punën e përgatitjet”, ka thënë trajneri Nuhiu.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×