Nga pista në pasarelë me veshje intime, pilotja kaliforniane bëhet “engjëll” i “Victoria’s Secret”

dfgdfgdfgdfgf1

Tani e tutje garat e automobilizmit do të kenë edhe një “engjëll’ të “Victoria’s Secret” në pistë. Pilotja kaliforniane Toni Braidinger ka bërë të ditur se është bërë modele e firmës së njohur të të brendshmeve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ajo ka pozuar për herë të parë me prodhimet e kësaj kompanie, 23-vjeçarja konfirmoi se do të “garonte” edhe në pasarelat e modës në një karrierë të dyfishtë të ndarë mes automobilizmit që ishte pasioni i madh i saj, si dhe modës.

Pilotja me origjinë libaneze dhe gjermane hyri në histori në vitin 2018, teksa u bërë gruaja e parë me prejardhje nga një vend arab që merrte pjesë në garat amerikane të automobilizmit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook