U grumbulluan 19, cilët ishin 2 lojtarët e vetëm që nuk luajtën ndaj Estonisë

Për miqësoren Shqipëri-Estoni, që u zhvillua dje në “Air Albania” dhe përfundoi në barazim pa gola, trajneri Edi Reja kishte grumbulluar 19 lojtarë.

Reja stoli

Të dyja skuadrat bënë nga gjashtë zëvendësime dhe te kuqezinjtë mbetën pa u aktivizuar vetëm dy lojtarë. Bëhet fjalë për portierin e Dinamos, Simon Simoni, si dhe mbrojtësin e majtë që luan me Riminin në Serinë C, Kevin Haveri.

Të dy kanë qenë të grumbulluar në këtë periudhë me Kombëtaren U-21, por duke qenë se trajneri Reja i kishte stërvitur para ndeshjes në Islandë, preferoi t’i fuste në listën e pritjes dhe kësisoj i mori ndaj Estonisë. Debutimi i tyre shtyhet tashmë për një tjetër ndeshje me fanellën kuqezi.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×