Detaje të reja/ Arrestohet 37-vjeçari që vrau me kallashnikov 51-vjeçarin në Vaun e Dejës, si ndodhi sherri në lokal, viktima dhe autori dyshohet se…

Policia

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Viktima Agron Metushi dhe autori i dyshuar Alfons Palushani që është në kërkim nga policia, pas ngjarjes së rëndë ndodheshin në një lokal, por në tavolina të ndryshme. Gjatë qëndrimit në lokal viktima dhe autori kanë fyer njeri-tjetrin në distancë.

Rreth orës 3 të mëngjesit, Alfons Palushani ka marrë një armë zjarri automatik kallashnikov dhe ka qëlluar në oborrin e lokalit shtetasin Agron Metushi i cili mbeti i vdekur në vend.

Menjëherë policia shkoi në vendngjarje dhe përveç trupit të viktimës gjeti aty edhe pronarin e lokalit, i cili po priste.

Sipas burimeve dyshohet se personat e përfshire në këtë ngjarje të rëndë kane qenë të alkoolizuar. Ndërkohë efektivet po bëjnë shoqërimin në polici të disa personave të tjerë qe kanë qene ne lokal për të mësuar me shume rreth kësaj ngjarje.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×