Detajet/ U qëllua me 2 plumba në dyqanin e tij të fruta-perimeve, si ndodhi plagosja në Laç. Pistat ku po heton policia

Policia

60-vjeçari Besim Zeneli mbeti i plagosur pranë autostradës në Laç, në dyqanin e tij të fruta-perimeve.

Gazetari Elidon Ndreka tha për BalkanWeb se Besim Zeneli teksa mbyllte dyqanin e tij është plagosur. Në drejtim të tij është qëlluar me dy plumba.

Zeneli është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës dhe është ashtë rrezikut. Autori është arrestuar, po ashtu edhe dy persona të tjerë janë shoqëruar si të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Sipas policisë deri tani dy janë dyshimet kryesore një grabitje e mundshme apo ajo e një hakmarrjeje.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×