Antonio Kasano, ish-sulmuesi italian i cili shquhet për mendimet e tij pa “doreza”, së fundmi ka masakruar merkaton e Interit. Në një prononcim për “Bobo TV”, barezi ka dalë kundër interesimit të ziklatërve për afrimin e Dibalës dhe Lukakut në skuadër.
“Dibala te Interi ka përfunduar edhe pse nuk është i nevojshëm, sepse ai mund të ketë probleme me Lautaron. Nuk duhej, por donin ta merrnin. Nuk më pëlqen, këtë e kam thënë gjithmonë. Ai është një lojtar që mund të shërbejë, por nëse ke Lautaron si sulmues të dytë, duhet të marrësh një tank përpara, një i tipit Xheko.
Për sa i përket Lukakut, nuk do ta ktheja mbrapsht. Ai tha se do të shkonte në ekipin e ëndrrave të tij Çelsi, duke fituar 15 milionë euro. Tani, në Londër ai nuk prek një top dhe dëshiron të kthehet në Itali.
Problemi i Interit është se nëse marrin Lukakun duhet të shesin Lautaron që shënoi 25 gola dhe është i datëlindjes 97′. Nuk mund ta shoh Interin pa të. Duke marrë parasysh që ke Korrean që është i preferuar i Inzaghit që e solli nga Lacio duke paguar 35 milionë, ke Lautaron që për mua është i pashitshëm, Dibala që është praktikisht e kryer, ke Xhekon dhe në fund Sançez që për mua është më i forti nga të gjithë: sigurisht, nëse merr edhe belgun, duhet të shesësh një nga këta dhe Lautaro është më i shtrenjti”.
Arena e Lajmit

Loading…