Meghan Markle nuk e fsheh pikëllimin, Dukesha e Suessex-it shpërthen në lot gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth

meghan-markle-queen-elizabeth-funeral-15-768x511-1

Meghan Markle u përlot gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Dukesha e Sussex-it u pa duke fshirë lotët ndërsa arkivoli i monarkes së ndjerë u transferua në një makinë funerali në Wellington Arch. Nga atje, arkivoli i Mbretëreshës u nis për udhëtimin e tij të fundit në Kështjellën Windsor.

Për ngjarjen historike, Markle veshi vathët me diamant dhe perla që monarkja e ndjerë i dhuroi asaj, si dhe një fustan Stella Mçartney që kishte veshur më parë për të nderuar Mbretëreshën në një rast të veçantë.

Më herët, ish-aktorja iu bashkua bashkëshortit të saj, Princit Harry në Westminster Abbey ku u ulën në rreshtin e dytë për shërbimin funeral. Megjithatë, Markle nuk ishte e vetmja që u emocionua gjatë mëngjesit të zymtë.

Mbreti Charles III, u fotografua duke fshirë lotët ndërsa ishte ulur me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, Mbretëreshën Consort Camilla dhe Princin William. Gruaja e Princit Eduard, Sophie, kontesha e Wessex, u pa gjithashtu duke fshirë sytë me një pecetë – dhe në një moment, duke ngushëlluar Princin George – ndërsa ata rreth saj mbetën relativisht stoikë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×