Ideja e Arsen Vengerit për të zëvendësuar rivëniet anësore nga ekzekutimi me dorë në atë me këmbë do të diskutohet në mbledhjen e Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), e cila nisi punimet e saj ditën e hënë.
Ish-trajneri i Arsenalit, i cili është shefi i zhvillimit të futbollit global në FIFA, ka thënë në të shkuarën se rivëniet anësore dhe goditjet e dënimit janë shpenzuesit më të mëdhenj të kohës në futboll dhe ndeshja duhet bërë më spektakolare dhe më e shpejtë.
Francezi thotë se kjo sigurohet nëse lojtarët e rinisin lojën me këmbë në vend të rivënies me duar, e cila ka një limit kohe prej 5 sekondash. IFAB, që u mblodh mëngjesin e së hënës në Doha, vendosi se rregulli që lejon 5 zëvendësime për ndeshje në turnetë më të rëndësishëm të futbollit të bëhet përfundimtar. Temë diskutimi ishte edhe pozicioni jashtë loje gjysmautomatik (pozicioni jashtë loje do të përcaktohet nga teknologjia), i cili përflitet se mund të eksperimentohet në Botërorin e Katari.
Arena e Lajmit

Loading…