Pas problemeve shëndetësore, Princesha e Monakos bën paraqitjen e rrallë në funeralin e Mbertëreshës Elizabeth II

princesse-charlotte-prince-albert-monaco-photos-funerailles-elizabeth-ii

Princesha e Monakos, Charlene i bëri nderimet e fundit Mbretëreshës Elizabeth II.

Ish- olimpistja hyri në Westminster Abbey në Londër më 19 shtator krah për krah me bashkëshortin e saj  Albert II, Princin e Monakos  për funeralin e monarkes më jetëgjatë të Britanisë së Madhe.

Charlene, kishte veshur një fustan tradicional të zi deri në kyçin e këmbës me një karficë diamanti dhe një kapele të zezë, ndërsa Albert, veshi uniformën e tij zyrtare shtetërore. Ajo e kompletoi look-un me taka të zeza dhe geta të zeza. Karfica e saj përbëhej nga gurë të çmuar të kuq dhe diamanti, në dukje një nderim delikat për flamurin e Monakos.

Pas vdekjes së Mbretëreshës më 8 shtator, Charlene i bëri homazhe monarkes së ndjerë në mediat sociale.

“Jam thellësisht e pikëlluar për lajmin e vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II, një zonjë vërtet e madhe, përkushtimi dhe shërbimi i së cilës u njohën në të gjithë botën gjatë 70 viteve të mbretërimit të saj,” shkroi ajo në një postim në Instagram të 9 shtatorit.

Paraqitja e rrallë e Charlene në funeralin shtetëror të Mbretëreshës vjen 10 muaj pasi bashkëshorti i saj tregoi se ajo ishte pranuar në një institucion trajtimi dhe do të humbiste disa javë detyra publike pasi luftoi me shëndetin.

Në atë kohë, Albert i tha People  se kishte “disa faktorë” që e çuan gruan e tij që të kërkonte trajtim, duke përfshirë se “ajo ishte qartë e rraskapitur, fizikisht dhe emocionalisht. Ajo ishte e mbingarkuar dhe nuk mund të përballonte detyrat zyrtare, jetën në përgjithësi apo edhe jetën familjare.”

Megjithatë, në prill, Charlene rifilloi detyrat e saj mbretërore. Muajin pasues, ajo dha një përditësim për shëndetin e saj ndërsa ndiqte Javën e Modës në Monte-Carlo me vajzën e saj 7-vjeçare,  Princeshën Gabriella. Ajo i tha Monaco Matin  më 24 maj se ende ndihet “e brishtë”, por “e qetë”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×