Policia e Tiranës aksion blic, u bën testin e alkoolit shoferëve të mjeteve të transportit publik

Jgjfhjf

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion blic, duke bërë kontrolle të befasishme në mjetet e transportit publik, për evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë shkelje agresive.

Në këtë kuadër, gjatë 24 orëve të fundit, rëndësi e veçantë i është kushtuar kontrolleve të befasishme të drejtuesve të mjeteve të transportit publik, në linja të ndryshme të autobusëve, në kryeqytet.

Ditën e djeshme i janë nënshtruar testit të alkoolit, 25 drejtues të mjeteve të transportit publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu siguruar qytetarëve, një transport sa më të sigurtë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×