Sherri pas pijes në lokal, si ndodhi vrasja në Vaun e Dejës, autori zuri ‘mat’ viktimën teksa tentonte të ikte me makinë (Detajet)

Policia Fushe Kruje

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen që tronditi fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Gazetari Senad Nikshiqi në një lidhje telefonike për News24 pohoi se si fillim ka pasur një sherr verbal mes autorit, Alfons Palushani dhe viktimës, Agron Metushi, që ka degraduar deri në përdorimin e armës.

Gjithçka ka ndodhur në lokalin e fshatit, ku viktima dhe autori po pinin, ndërsa ishin ulur në tavolina të ndara. Pas shumë debatesh e fyerjesh mes tyre, autori, shkoi në banesë dhe u kthye me armë, ndërsa pa viktimën në oborrin e lokalit teksa bëhej gati të ikte me makinë. 37-vjeçari ka qëlluar në drejtim të 51-vjeçarit, duke e lënë të vrarë në vend.

Fill pas ngjarjes, pronari i lokalit ka njoftuar policinë, ndërsa kjo e fundit është vënë në kërkim të autorit të dyshuar të krimit, i cili është arratisur. Po ashtu bëhet e ditur se janë shoqëruar dhe disa persona të tjerë që kanë qenë në atë moment në lokal.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×