VIDEO/ Goli ngushëllues ndaj Gjermanisë, Gnonto futet në historinë e Italisë

18-vjeç e 222 ditë, Vilfried Gnonto është golashënuesi më i ri i Italisë.

Gnonto

Talenti i dalë nga akademia e Interit, gjeti rrugën e rrjetës në duelin e Ligës së Kombeve ndaj Gjermanisë, ku kombëtarja e tij u mposht me rezultatin 5-2.

Sulmuesi arriti të shënonte një gol ngushëllues në minutën e 78-t. Fale këtij realizimi Gnonto, i cili është pjesë e Zyrihut në Zvicër, u bë sulmuesi më i ri në historinë e Italisë, që shënon një gol në ndeshje zyrtare, duke kaluar kështu Bruno Nikole, 18 vjet e 259 ditë. Bëhet fjalë për vitin e largët 1958 kur Nikole realizonte kundër Francës.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×